Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, për rastin e së cilës familjarët kanë bërë kallëzim për neglizhencë mjekësore. Në një deklaratë zyrtare, ministria i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe ka njoftuar se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës se si është menaxhuar rast Vlerësimi do të përfshijë të gjithë procesin e kujdesit shëndetësor, që nga momenti i paraqitjes së pacientes në spital deri në përfundimin e trajtimit.