Një operacion antidrogë u zhvillua mbrëmjen e të hënës në Devoll, ku dy të rinj përfunduan në pranga, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni u arrestuan një 28 vjeçar dhe një 27 vjeçar. Ata u ndaluan në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet kur policia u vendos në ndjekje të tyre.