Në ditën e 93-të të protestës, qytetarët kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në pikën e nisjes, duke iu drejtuar godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës pritet të ketë fjalime dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa forcat e policisë janë në terren për monitorimin e situatës dhe menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.