Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatë muajshes shtatzënë, policia ka vendosur nën akuzë tre mjekë të spitalit të Pogradecit. Blerta Delija, kirurge gjinekologe, Saimir Çela, kirurg, dhe Anri Topi reanimator po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale neglizhenca në trajtimin mjekësor.