Ermal Beqiri vijon të mbahet në burgim në Francë, pasi kërkesa e tij e parë për lirim është refuzuar. Beqiri u arrestua në fillim të gushtit, pasi kishte fluturuar me një avion të vogël mbi centralin bërthamor të Penly. Për këtë shkelje, gjykata e Amiens e dënoi me 7 mijë euro gjobë. Ndërkohë, Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, pasi Beqiri është nën hetim nga SPAK për dyshime mbi përfshirjen në një rrjet kriminal. Deri në përfundimin e procedurave, ai do të qëndrojë në paraburgim.