Top Channel/ MSH: Hetim të plotë vdekjes së gruas shtatzënë! Përgjgjesi për shkelësit
31/08/2026 22:34

Ministria e Shëndetësisë reagoi pas vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, teksa po transportohej me ambulancë drejt Tiranës. Ndërsa shpreh ngushëllime për familjen, ministria njofton se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës si është trajtuar pacientja, duke përfshirë çdo hap nga paraqitja e saj në spital deri në përfundimin e trajtimit. Ministria thekson se rezultatet do të shqyrtohen me seriozitet dhe, nëse konstatohen parregullsi apo mangësi, do të merren masa sipas ligjit. 37-vjeçarja me inicialet M. K. humbi jetën teksa transportohej drejt Tiranës, për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo e kishte shtatzëninë e parë dhe ishte rreth 28-29 javëshe. Sipas të dhënave nga spitali i Pogradecit ajo është paraqitur në maternitet rreth orës 1 të mëngjesit, pasi kishte pasur dhimbje barku, të cilat i kishte duruar në kushte shtëpie për disa orë. Pas mbërritjes në maternitet janë bërë ekzaminimet e para dhe nga mjekët është konstatuar se kishte gjak në bark. Gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar ndaj mjekët kanë vendosur që të transportohej drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Gjatë transportit gjendja e saj është përkeqësuar dhe ambulanca është kthyer në spitalin e Elbasanit, por nëna ka ndërruar jetë. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56