Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të hënë në ditën e 93-të radhazi. Qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, për të mbajtur fjalimet për afro dy orë. Teksa bënë thirrje për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit Edi Rama, folësit njoftuan një agjendë për muajin shtator sa i përket tubimeve, si edhe paralajmëruan protestë kombëtare më 7 shtator.