Pas dy muajsh hetime të thelluara dhe përdorimit të metodave proaktive, Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia 2”, duke goditur një rast të dyshuar të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së njërit prej tyre janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike dhe automjeti.