Top Channel/ Vrasja e dyfishtë në Roskovec, “burg pa afat” për autorin dhe dy fëmijët e tij
13/09/2024 17:46

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Altin Kukën, dy djemtë e tij, Emaurisio dhe Ervis, si dhe për Tomorr Zykën, i cili strehoi të rinjtë pas vrasjes së Ladimir dhe Gramoz Kurtaj. Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes në bashkëpunim” dhe “vrasjes në rrethana cilësuese” për babanë dhe dy djemtë, ndërsa për Tomorr Zykën, akuza është “përkrahje e autorit të krimit”. Në një seancë të gjatë gjyqësore, gjyqtarja Gladiola Bregu shqyrtoi dosjen e prokurorisë, detaje të së cilës mbeten të klasifikuara si “sekret hetimor”. Të katër të akuzuarit zgjodhën të heshtnin në gjykatë, duke mbështetur deklaratën e parë të Altin Kukës, i cili ka pranuar se vrau dy vëllezërit për shkak të një konflikti mes djemve të tij dhe viktimave. Më herët, në polici, Altin Kuka dhe djemtë e tij deklaruan se konflikti filloi midis djemve të tyre dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka. Më pas, Gramoz dhe Ladimir Kurtaj kishin kërkuar të takonin babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar, por situata u përkeqësua dhe Altin Kuka mori një kallashnikov, duke e përdorur atë kundër dy vëllezërve. Katër ditë pas ngjarjes, motivi për vrasjen e dyfishtë në Kurjan mbetet i paqartë. Altin Kuka u vetëdeklarua fajtor dhe u dorëzua në polici, duke rrëfyer edhe arsyen e krimit, megjithatë mbetet e pakuptueshme se si miqësia e gjatë mes familjeve Kuka dhe Kurtaj u kthye në një akt të tillë të dhunshëm. Detaje të mëtejshme të dosjes hetimore janë klasifikuar si sekret, duke lënë të hapura pistat për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Përveç kësaj, është proceduar penalisht edhe babai i Altin Kukës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06