Top Channel/ Vjosa, park kombëtar! Vetëm 93% e sipërfaqes do të ketë mbrojtje të shkallës së parë
13/03/2023 21:36

Qeveria ka shpallur zyrtarisht lumin Vjosa park kombëtar, duke i dhënë fund debatit në atë që është quajtur si lumi i fundit i egër në Europë. Në detajet e vendimit tregohet se zona e mbrojtur natyrore prek një sipërfaqe prej 12.7 mijë hektarësh, ku 47% janë sipërfaqe ujore, 36% sipërfaqe bregore, 9.5% sipërfaqe tokësore ndërsa pjesa e mbetur janë breza lumorë të prirur për t’u gërryer. Parku Kombëtar i Vjosës do të ndahet në dy nënzona. E para përfshin nënzonën qëndrore me sipërfaqe prej 11.8 mijë hektarësh është sipërfaqja ku do të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes pasi ka një biodiversitet të larmishëm dhe duhet të jetë e paprekur nga veprimtaria njerëzore për të ruajtur të gjitha karakteristikat e saj, ndërsa do të lejohen vetëm kërkimi shkencor dhe zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë. Pjesa tjetër që përbën 7% të sipërfaqes do të quhet nënzona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo nënzonë përfshin tokat pyjore, bujqësore e kullotat dhe territore ujore, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si, punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. Në këtë sipërfaqe do të zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes dhe mund të lejohen ndërhyrje që duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por pa prishur sistemin ekologjik. Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar dhe objektivat e ruajtjes së zonës do të hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura,brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të vendimit. Do të jetë kjo agjenci që do të menaxhojë parkun.

Top Channel/ Deputetët e PD përplasen me policinë. Tensione te komisariati nr.3
15/10 00:17
Ministri i Brendshëm:Tërhiquni! Ervin Demo: Protesta e dhunshme, skenar ogurzi nga politika e vjetër
15/10 00:10
Top Channel/ Qeveria: Ndalni dhunën! Zv.kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ndryshon me zjarr.
15/10 00:08
Top Channel/ Dhjetëra të lënduar në protestë. Në spital mbi 50 policë, protestues dhe një kalimtar
15/10 00:07
Top Channel/ Tirana dy ditë mes kaosit e dhunës. Sulmohen institucionet kryesore, ndërhyn policia
15/10 00:02
Top News- “Rama të japë dorëheqje”, Berisha: Ne studentët nuk i lëshojmë, do i mbështesim
14/10 23:08
Top News-Mosbindje civile,digjen institucionet! Luftë guerile në Tiranë mes protestuesve e policisë
14/10 22:45
Top News – Tirana në flakë! Përshkallëzohet protesta studentore në ditën e dytë
14/10 22:44
Top News- Kaos pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, digjet një makinë policie te Komisariati nr.2
14/10 22:39
Top News- Tensione në Tiranë, Policia arreston disa të rinj në fund të protestës
14/10 22:38
Top Channel/ Protesta në Tiranë, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit
14/10 22:33
Top Channel/ Tirana në kaos, digjet makina e policisë pranë Komisariatit nr. 2
14/10 22:08
Top Channel/ Mes kaosit dhe flakëve, protestuesit shkaktojnë dëme në kryeqytet
14/10 22:00
Top Channel/ Goditet me gurë, plagoset një punonjës policie
14/10 21:58
Dueli i Sheikëve, Tare, Bushi dhe Jupi komentojnë supersfidën City-PSG
14/10 21:39
Top Channel/ “Thyen kocka e gjymtyrë”, Berisha në mbledhje: Studentët kanë motive të forta
14/10 21:36
Top Channel/ Përplasje në Komisariatin nr. 3, PD nuk lejohet të takojë studentët e dhunuar
14/10 21:33
Top Channel/ Protestuesit te Komisariati nr. 2, merr flakë një makinë policie
14/10 21:29
Top Channel/ Protestuesit te Komisariati nr. 2, merr flakë një makinë policie
14/10 21:14
Top News- Olta Xhaçka dhe bashkëshorti paraqiten në SPAK, hetim ndaj tyre?
14/10 21:12