Top Channel/ Viti i Ri, Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet.
02/01/2026 11:28

Bllokadat që karakterizuan gjithë 2025-tën e pamundësuan edhe miratimin e projektligjit për buxhetin e këtij viti. Aktualisht, vendi funskionon me 1/12 e buxhetit të vitit të shkuar, por kjo zgjatë vetëm të dy muajt e parë, e nisur nga marsi, gjithçka është në rrezik. Pagesa që nuk mund të kryhen e rrjedhimisht nuk do të paguhen punëtorët e sektorit publik e nuk do të mund të jepen shërbime. Në tentativën e fundit për formimin e qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pati edhe një përpjekje për miratimin e projektligjit që e hartoi qeveria në detyrë. Por, një qeveri në detyrë, si ajo e Albin Kurtit që zgjati mandatin për pesë vjet, nuk kishte kompetencë të dërgonte një projektligj për miratim, te një kuvend i zgjedhur së fundmi. Megjithatë, zgjedhjet e 28 dhjetorit të fundvitit 2025 dhanë një fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje me rreth 50% të votave. Kjo nënkupton që lehtësisht, kjo parti, konstituon Kuvendin e formon qeverinë. Me 56 ulëset që ka siguruar nga rezultatet preliminare, e ka të lehtë edhe miratimin e buxhetit për këtë vit. Por, për këtë do të duhet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare shumë më shpejt, që pastaj të thirret seanca për konstituim të Kuvendit e formim të qeverisë.

Top Channel/ Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të parlamentit të Kosovës
24/07 15:36
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës mblidhet më 6 gusht, presidentja ne detyrë Haxhiu cakton ditën për…
24/07 12:53
Top News-Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës/Një ditë para skadimit të afatit kushtetues
24/07 12:38
Top Channel/ Britania kritika Kosovës: Jemi të shqetësuar pas vendimit për punonjësit serbë
23/07 19:54
Top News – Ushtarët moldavë drejt Kosovës. 41 trupa do t’i bashkohen misionit të KFOR
23/07 19:30
Top News- Kosova afër krizës tjetër politike/ Opozita vonesën e mbajtjes së seancës konstituive
22/07 20:50
Top News- Refuzohet garancia prej 50 mijë euro/ Haga rrëzon kërkesën e Thaçit për liri me kusht
22/07 19:39
Top News- ‘Të premten caktoj datën e seancës konstituive’/ Haxhiu mohon një marrëveshje mes LVV- LDK
22/07 19:00
Top Channel/ Stuhia shkatërron serat, moti i keq godet Suharekën, dëme të mëdha në prodhim
22/07 12:11
Top Channel/ Stuhia në Kosovë vret një person, disa të lënduar dhe dëme të mëdha nga moti i keq
22/07 12:10
Top Channel/ Erë, shi dhe sende që fluturojnë, stuhia në Kosovë merr para çdo gjë, qytetari: Zoti..
21/07 22:31
Top Channel/ Aksion te liqeni i Ujmanit. Kosova nis lirimin e pronave të uzurpuara pranë liqenit
21/07 15:34
Top Channel/ Shkarkohen prokurorët serbë. Haxhiu dekreton lirimin e të dorëhequrve
21/07 15:33
Top News- Ministrja serbe drejtoreshë në Kosovë/ Në krye të institucionit farmaceutik deri në 2025
20/07 19:00
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për Reçakun. Nisja e procesit shtyhet për arsye procedurale
20/07 15:32
Top News- Kërkuan rikthim në detyrë/ KPK refuzon kërkesën e pesë prokurorëve serbë
20/07 14:53
Top News – ‘Vend i bukur me njerëz të sjellshëm’ / Studentët e huaj e duan Kosovën: Na pëlqen kafeja
19/07 15:37
Top News – Presidenti dhe Qeveria, procese të ndara / Kosovë, Vetëvendosje kërkon vullnet politik
19/07 14:49
Top Channel/ E zbulon Albulena Haxhiu, seanca konstituive në gusht
17/07 19:57
Top Channel/ Nuk shkonin në punë, Kosova shkarkon 20 zyrtarë serbë
17/07 19:52