Top Channel/ Veliaj: Nisin punimet te kthesa e Kamzës për Terminalin e autobusëve
29/09/2024 14:03

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë për nisjen e punimeve për ndërtimin e terminalit Veri-Perëndimor të autobusëve, me vendndodhje te kthesa e Kamzës. Gjatë inspektimit në terren, ai tha se problemet me pronësinë, që e mbajtën peng prej 9 vitesh zbatimin e këtij projekti, kanë marrë fund. “Jam vërtet entuziast sepse kemi 9 vite që e presim këtë ditë. Kemi pasur një sërë gjyqesh dhe kemi provuar në vetë të parë se çfarë do të thotë drama e një gjyqësori, e një sistemi totalisht të shkalafitur të pronave, të zaptuesve, të legalizimit, të hipotekave, por më në fund ia kemi dalë që t’i fitojmë të gjitha betejat. Sot ia kemi dalë që të fillojmë edhe punën, është një fillim i mbarë i një projekti që kemi vite që e presim”, tha Veliaj. Sipas tij, ky është një nga projektet më jetike për Tiranën, që do t’i japë zgjidhje edhe trafikut. “Tani është puna e dukshme, por puna e padukshme ishin betejat ligjore, administrative. Më në fund fitoi publiku, fitoi e përbashkëta, jo një privat, jo një zaptues, për një tokë që ishte gjithmonë tokë e shtetit, por që gjithmonë i dilnin yçkla, që gjithmonë e kishte dikush një njohje, një taraf, një zgjidhje të shkurtër, për atë që në fakt ishte një nga projektet më të nevojshme, më jetike të Tiranës”, shtoi ai. Duke dhënë detaje mbi projektin, kryebashkiaku u shpreh se do të jetë i ngjashëm me Terminalin Lindor të Autobusëve, por 5 herë më i madh. Madje, pjesë e këtij terminali do të jetë edhe një lulishte, e cila mund të frekuentohet nga udhëtarët apo banorët e zonës.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06