Top Channel/ Vaksina e Johnson & Johnson, autoritetet gjejnë lidhje me trombozat
21/04/2021 12:03

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë vendosur të tregohen të kujdesshme e të zhvillojnë të tjera teste rreth vaksinës së Johnson & Johnson. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), do të shqyrtojë të gjitha njoftimet mbi disa raste të tjera me efekte të rënda anësore që ka mundësi të kenë lidhje me vaksinën amerikane me një dozë. Edhe pse rastet në fjalë nuk janë të shumta, ato sërish do të kalohen në lupën e ekspertëve të shëndetësisë. Më herët, Agjencia Evropiane e Barnave, (EMA), enti rregullator europian për ilaçet pohoi se kishte zbuluar një “lidhje të mundshme” mes vaksinës Johnson & Johnson dhe mpiksjeve jashtëzakonisht të rralla të gjakut. Por nga ana tjetër, specialistët e saj përsëritën se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet. Sipas EMA-s, tek etiketat e vaksinës duhet shtuar një paralajmërim për mpiksje gjaku, ashtu si për vaksinën e AstraZeneca-s dhe se këto çrregullime të rralla të gjakut duhet të konsiderohen si “efekte anësore shumë të rralla. BE-ja, e përballur me pengesa të shumta ne fushatën e vet të imunizimit për shkak të problemeve me AstraZenecan, të pezulluar apo kufizuar tashmë në disa vende, kishte varur shumë shpresa tek vaksina e Johnson and Johnson. EMA tha se të gjitha rastet e mpiksjeve kishin ndodhur tek të rriturit nën 60 vjeç, kryesisht gratë, brenda tre javësh nga vaksinimi.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43