Top Channel/ Tre vite pas tërmetit, pa shtëpi! Dhjetëra familje në Manzë jetojnë në kontejnerë
29/10/2022 19:38

Afërsisht 3 vjet pas tërmetit që shkatërroi dhe la pa shtëpi mijëra familje durrsake, një pjesë e tyre nuk janë kthyer në to. Procesi i rindërtimit vazhdon me arritjet dhe problematikat e veta, ndërsa në Manëz ka ende familje që jetojnë në kontejnerë. “Në moshën 74 vjeç, çift të moshuarish të vetmuar, a e imagjinoni si është të rrish në kontejner?! Shihni si e kam kokën sa herë ngrihem nga krevati i bie me kokë. Viti i tretë dhe nuk e dimë sa do të vazhdojë. Nuk e dimë se si do të bëhet. Jemi në pritje”, tha i moshuari. Sadik Përleka është një prej banorëve të dëmtuar nga tërmeti që ka pasur probleme me pronësinë e shtëpisë. Ai dhe 14 familje të tjera që banonin në ish-hotelin e minierës së Manzës nuk e dinë ç’do të bëhet me to. “Ndjehemi si të poshtëruar. Pallatet janë bërë që në pranverë. Ka hyrje të pazëna që na takojnë dhe ne, por nuk i kemi marrë me pretekstin se nuk kemi dokumente për shtëpitë që kemi pas. Ne kemi qenë të ish hoteli dhe në gjyq për 8 vjet dhe papërfunduar gjyqi ra tërmeti”, u shpreh ai. Banorët kanë humbur besimin se një ditë do të sistemohen në shtëpitë e tyre. Vendosja e matësve të konsumit të energjisë elektrike i ka bërë dhe më mosbesues. “A jetohet këtu?! Duan me ardh fëmijët e fëmijët e s’kanë ku të rrinë. Unë në kat të parë dhe gruaja në kat të dytë. Thonë do të na sistemojnë nesër, pas një muaji, pas një viti. Nuk besoj më.” “S’kam besim. Boll po na gënjejnë. Ka 3 vjet që na gënjejnë. Nuk besoj më po të paktën të na pastrojnë ujërat e zeza. Nuk flemë dot gjumë nga era që na bllokon. A flihet me maskë Paguajta dritat. 151 mijë lekë me borxh.” “Gatuajmë me gaz, po vetëm pse kemi vendosur kondicionerin se pa atë vdes krejt. Shumë e vështirë në kontejner. Hapësirë e vogël. Të merret fryma.”

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36