Top Channel/ “Ta zhdukim atë m*t, na ndihmon Zoti”, si organizuan vrasjen e Bamit Ndoka e Martinaj
09/09/2024 22:21

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore, ku nga përgjimet del si ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe bashkëpunëtorët e tij, siguruan për vrasjen e Durim Bamit dhe Valter Bamit. Referuar bisedave tẽ realizuara nga pěrdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes shtetasve Arben Ndoka, Samuel Ndoka, Arian Tuku, Ervis Martinaj, Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Arben Mērkuri, Aldo Avdyli, Gentian Bejtja, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Elvis Ndreca e Gjin Ndoj bashkëpunuan me njëri-tjetrin për realizimin e vrasjes së shtetasve Durim e Vlater Bami. Ata diskutonin mes tyre për financuesit e vrasjes, personat që do të angazhoheshin në krim, lokalizimin e shënjestrave, vendi ku do të fshiheshin autorët para dhe pas vrasjes, ku do të fshihni automjetet qës do të përdoreshin nga atentatorët dhe personat që do të ndiqnin të gjith lëvizjet, bashkë me vendin ku do të kryhet ekzekutimi. Në dosje del roli i secilit. Konkretisht, Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Měrkuri, Aldo Avdyli. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e věllait të tij, Aleksandër Ndokës, e ndodhur më datë 09 dhjetor 2017. Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit tě të gjithë aktorěve të pěrfshirë në kẽtë ngjarje. Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve nẽ terren, kontaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve. Ervis Martinaj ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve pěr lokalizimin e Durim dhe Valter Bamit. Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona tẽ tjerë ka pasur rolin e vězhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit. Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjet. Ai ka angazhuar Aldo Avdylin dhe Arben Mërkurin për të bërë ekzekutimin. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vitin 2022. Gentian Bejtja, që ka humbur jetën këtë vit, ka pasur rolin e lokalizimit të shënjestrave, ndërkohë që ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdornin ekzekutorët. Bejtja është ndihmuar nga bashkëpunëtori tjetër, Naim Stafuka. Emiljiano Shullazi ka siguruar informacionet për lokalizimin e Durim e Valter Bamit, informacione që i ndante me Arben Ndokën. Për sigurimin e këtyre informacioneve janë angazhuar dhe Elvis Ndreca, Gjin Ndoji e Marklen Haka. Ky i fundit ra në prangat e policisë vetëm pak ditë më parë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06