Top Channel/ Rezultatet preliminare në Kosovë, 17 komuna shkojnë në balotazh
13/10/2025 23:19

21 komuna kanë zgjedhur kryetarin për katër vjetët e ardhshme e 19 të tjera do shkojnë në votim më nëntë nëntor në raundin e dytë. Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit nuk e nxorën asnjë fitues absolut. Nga numërimi i votave për kryetarë komunash, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në tri komuna: Shtime, Kamenicë e Podujevë. Në 12 të tjera shkon në balotazh, ku në dy prej tyre si parti e parë e në dhjetë si e dyta. Në tre komuna poashtu, edhe Partia Demokratike e Kosovës e mori fitorën në raundin e parë. Kandidatët e PDK-së triumfuan të dielën në Skënderaj, Ferizaj e Han të Elezit. Ndërkaq, kjo parti mbetet në garë në gjashtë komuna, ku në katër prej tyre është e para e në dy, e dyta. Lidhja Demokratike e Kosovës mori pa balotazh Istogun e Lipjanin, derisa vazhdon garën në nëntë komuna tjera. Në gjashtë prej tyre garon si parti e parë e në tre është e dyta. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori në raundin e parë vetëm Decanin, derisa më nëntë nëntor garon për pesë komuna, në katër prej të cilave është parti e parë e në Junik mbetet si parti e dytë. Nisma Socialdemokrate mori vetëm Malishëve duke e përmbyllur garën për nivelin lokal këtu. Në Mamushë, komunë kjo e banuar nga komuniteti turk fitoi kandidati i Partisë Demokratike Turke, e Lista Serbe mori pa balotazh 9 nga dhjetë komunat më shumicë serbe, ndërkaq vazhdon garën më nëntë nëntor në balotazh kundrejt Unitetit Kombëtar Serb. Nga procesimi i 97% të rezultateve për Kuvendet Komunale, Partia Demokratike e Kosovës del e para me 208 asamblistë në nivel vendi, pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 199. Lëvizja Vetëvendosje renditet e treta me me 188 dhe AAK-ja mori 98. Ndërsa, të hënën pas orës 16:00 ka nisur numërimi i votave që do të bëhet në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39