Top Channel/ Reuters: Kosova voton për t’i dhënë fund bllokadës politike njëvjeçare!
28/12/2025 11:27

Qytetarët e Kosovës u drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat vlerësohen gjerësisht si një moment vendimtar për të nxjerrë vendin nga një ngërç politik që ka zgjatur më shumë se një vit, shkruan Reuters. Sipas analizës së agjencise se njohur te lajmeve, zgjedhjet vijnë pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie institucionale, e shkaktuar nga pamundësia e partive politike për të ndërtuar një shumicë funksionale pas zgjedhjeve të mëparshme. Ky bllokim e ka lënë Kosovën me një qeveri në detyrë, me kompetenca të kufizuara, duke penguar miratimin e buxhetit dhe vendimmarrjen për çështje kyçe ekonomike dhe politike. Në qendër të garës është Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila synon një mandat të fortë që do t’i mundësonte qeverisjen pa koalicione. Kurti ka theksuar vazhdimisht se vetëm një fitore e qartë do t’i japë qeverisë legjitimitetin e nevojshëm për të ndërmarrë reforma strukturore, për të forcuar sigurinë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, pa pengesa politike dhe burokratike.Megjithatë, Reuters vë në dukje se skena politike e fragmentarizuar e Kosovës e bën të pasigurt rezultatin përfundimtar. Analistët paralajmërojnë se, nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një shumicë të qartë parlamentare, vendi rrezikon të mbetet sërish në një cikël bllokadash, duke shtyrë më tej miratimin e buxhetit dhe duke rrezikuar marrëveshje të rëndësishme financiare me partnerët ndërkombëtarë. Një tjetër element kyç i përmendur në analizë është afati kushtetues për zgjedhjen ose rizgjedhjen e presidentit, i cili pritet në muajt e ardhshëm. Dështimi për të ndërtuar një shumicë parlamentare deri atëherë do të thellonte edhe më shumë krizën institucionale dhe do të rriste presionin politik mbi partitë. Reuters thekson se zgjedhjet në Kosovë po ndiqen me vëmendje të shtuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat e shohin stabilitetin politik si kusht thelbësor për vazhdimin e reformave demokratike, për procesin e integrimit evropian dhe për ruajtjen e qendrueshmerise në Ballkanin Perëndimor. Në sfond mbetet edhe dialogu me Serbinë, si dhe marrëdhëniet e Kosovës me partnerët perëndimorë, të cilat kanë kaluar periudha tensioni. Sipas Reuters, rezultati i zgjedhjeve pritet të përcaktojë jo vetëm konfigurimin e qeverisë së ardhshme, por edhe drejtimin politik të vendit në raport me faktorët ndërkombëtarë. Në këtë kontekst, votimi i sotëm shihet jo vetëm si një garë elektorale mes partive, por edhe si një test për funksionimin e institucioneve dhe për aftësinë e Kosovës për të dalë nga një krizë e zgjatur politike e për të rikthyer stabilitetin e nevojshëm për zhvillim afatgjatë.

Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11