Top Channel/ Pronësia në media! Dritare informuese në AMA, Krasniqi: Hap për rregullimin e tregut
11/11/2024 19:54

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hapur një dritare të re informuese në faqen e internetit të institucionit duke bërë transparencë mbi pronarët e medias audio dhe audiovizive në Shqipëri. Kështu AMA përmbush një prej detyrimeve të procesit të integrimit. Në një intervistë për Top Channel, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi tregon se ky është një hap i mëtejshëm për rregullimin e tregut mediatik. “Procesi i transparencës së pronësisë së medias në fakt është një detyrim që ka ardhur pas direktivës së Bashkimit Europian. Tashmë ashtu si në institucionet homologe, në të njëjtën formë ndodh edhe në Shqipëri. Prej gjashtë muajsh ky proces në institucionin tonë është kryer. Të gjithë pronarët përfitues të mediave audio dhe audiovizive, janë të dhëna të administrueshme për publikun. Kemi transparencë të plotë, pra kemi sy për të parë deri në fund se kush investon para në media dhe kush përfiton nga ky aktivitet”. Procesi i transparencës së pronësisë së radiove, televizioneve, shërbimit kabllorë, iptv apo ott është në ndryshim të vazhdueshëm, pasi në rast lëvizjesh në strukturën e pronarëve, kërkesa shqyrtohet nga AMA dhe lista më pas përditësohet. “Është bërë një punë e rëndësishme, pasi janë koordinuar të gjithë të dhënat me Qendrën Kombëtare të Biznesit. Por nuk është ndalur vetëm këtu. Të gjithë subjekteve ju është kërkuar vetëdeklarimi dhe ka pasur një vullnet bashkëpunimi. Të gjithë i janë përgjigjur thirrjes së AMA-s për të bërë këtë transparencë”.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27