Top Channel/ Polici përplaset nga makina kur po shkonte në vendngjarje, arrestohet drejtuesja
27/09/2022 21:51

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku një efektiv policie është përplasur nga një mjet në ecje sapo zbriti nga makina. Efektivi Ferdinand Bahja ishte nisur në një vendngjarje aksidenti, ku është përplasur nga mjeti. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë. Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit. Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06