Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg regjisorin Petri Bozo. Disa ditë më parë, ai aksidentoi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar në aksin Elbasan-Librazhd, pranë shkollës. Fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë, kur u godit për vdekje nga makina.