Në Mashkullorë, pranë Gjirokastrës është përkujtuar 115 vjetori i luftës së Mashkullorës ku çeta e Çerçiz Topullit u përball atëherë me garnizonin turk në një betejë të pabarabartë. Tërësia e vargjeve të kënduara rreth kësaj ngjarjeje është një prej pasurive më autentike folklorike të zonës. Trashëgimia e pasur folklorike që buron prej kësaj ngjarjeje orientoi një linjë të kënduari me në qendër atdheun dhe lirinë. Kontribute të tilla si ato të çetës së Çerçiz Topullit frymëzuan lëvizjet e mëtejshme që i paraprinë pavarësisë.