Pamje me dron tregojnë përmasat e një zjarri të madh në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm prej rreth 4 kilometrash. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë. Pamjet e filmuara nga droni tregojnë tymin dhe vatrat e zjarrit të përhapura në terren, duke evidentuar vështirësinë e situatës.