Top Channel/ Fluks i lartë në Portin e Vlorës, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi
09/08/2026 09:52

Fluksi i udhëtarëve vijon të jetë i lartë në Portin e Vlorës, në këtë periudhë të sezonit turistik. Këtë të diel rreth 2700 pasagjerë pritet të mbërrijnë gjatë ditës me tre tragetet e linjës Brindisi-Vlorë. Dy prej trageteve kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit, duke sjellë në Vlorë rreth 1980 pasagjerë, ndërsa trageti i tretë, i cili pritet të mbërrijë gjatë pasdites nga Brindisi, parashikohet të ketë në bord rreth 700 pasagjerë. Krahas udhëtarëve, në port kanë mbërritur edhe rreth 700 automjete, duke shtuar ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit kufitar. Për të përballuar fluksin e lartë dhe për të shmangur radhët e gjata, Policia Kufitare ka shtuar edhe sportelet e kontrollit të dokumentacionit. Nga 8 sportele që funksionojnë gjatë gjithë vitit, numri është rritur në 12, me synimin që kontrollet e dokumenteve të pasagjerëve të kryhen sa më shpejt. Mes udhëtarëve që kanë mbërritur në Vlorë, të shumtë janë turistët italianë. Ata shprehen se kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa një pjesë e tyre do të qëndrojnë në Vlorë dhe në zonat turistike të jugut. Fluksi i lartë i pasagjerëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa Porti i Vlorës mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes së turistëve që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë.

Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38