Top Channel/Zjarri apokaliptik kërcënoi banesat dhe bizneset, çfarë la pas beteja me flakët në Krujë
09/08/2026 10:59

Orët e mbrëmjes së të shtunës u kthyen në një makth për banorët e Krujës, pasi një zjarr masiv përfshiu territorin malor dhe u afrua rrezikshëm pranë zonave të banuara. Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me ullishte, pemë frutore dhe bimësi, ndërsa në disa momente zjarri kërcënoi banesat dhe bizneset. Tymi dhe flakët mbuluan zonën, duke detyruar strukturat e emergjencës të angazhonin një operacion të gjerë për mbrojtjen e qytetit. Për shuarjen e zjarrit u ndërhy nga toka dhe ajri. Në terren u angazhuan mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, së bashku me 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Në operacion u përdorën 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni “Bayraktar TB2” dhe dy dronë me kamera termike të AKMC-së. Forcat në terren punuan gjatë gjithë natës për të izoluar flakët dhe për të penguar përhapjen e tyre drejt banesave. Helikopterët vijuan ndërhyrjen edhe në zonat e vështira të malit, ku disa vatra mbetën aktive. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemë frutore, ndërsa një magazinë biznesi u përfshi nga flakët dhe u dogj. Ndërkohë, dëmtimi i një linje të tensionit të lartë la pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 të Krujës. Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, situata në qytet është qetësuar. Zjarri është vënë nën kontroll në zonat pranë banesave, ndërsa një pjesë e mbetur e vatrave në majë të malit po menaxhohet nga ajri. Pjesa më e madhe e forcave të angazhuara është rishpërndarë, ndërsa vijon monitorimi i territorit për të parandaluar riaktivizimin e flakëve. Ajo që ka mbetur pas është një panoramë e sipërfaqeve të mëdha të shkrumbuara, me ullishte, pemë frutore dhe bimësi të djegur. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për humbje jete dhe asnjë banesë nuk rezulton e djegur.

Top Channel / Ministri izraelit vlerëson Ramën. Gideon Sa’ar: Zë i guximshëm në arenën ndërkombëtare
12/10 19:46
Top Channel / Ministria abuzoi me pesticidet, lejoi tregtimin e helmeve të ndaluara
12/10 19:42
Top Channel / KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit. TCH sjell pamjet
12/10 19:40
Top Channel / Ulje mesatare 20–22% për produktet e shportës, çmimet fiksohen deri më 12 janar
12/10 19:37
Top News – Grabitja me armë në Elbasan/ Familjarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Nënës i ra të fikët
12/10 19:29
Top Channel/ “Shtrihu, jemi shteti”, të maskuar si policë grabitën shtëpinë në Elbasan: Na thanë…
12/10 19:25
Top News – Elbasan, familjarët rrëfejnë momentet e grabitjes: Ishin të maskuar si policë, na dhunuan
12/10 18:15
Top Channel/ Të veshur si policë disa persona i grabitën shtëpinë, flasin familjarët në Elbasan
12/10 17:41
Top News- Sokol Hoxha shlyen me arrati 2 vrasje! I shuhet dënimi në Shqipëri, por mbetet i Belgjikës
12/10 17:09
Top News-Hoxha kërkon nga Izraeli të njohë Kosovën. Ministri i jashtëm Izraelit, takim edhe me Ramën
12/10 17:04
Top Channel/ Dosja Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh
12/10 16:26
Top News- Hajdutët maskohën si policë! Futen me armë dhe grabisin banesën në Elbasan
12/10 16:26
Top Channel/ Lezhë, tre të dyshuar në burg. Tarja, Ymeri dhe Piroli do bënin atentat
12/10 15:33
Top Channel/ Pesticidet e ndaluara në treg. KLSH: Zgjatje afatesh për 10 pesticide të ndaluara në BE
12/10 15:27
Top Channel/ Orikum, protestë për pronat. Banorët kundërshtojnë ndërtimet në bregdet
12/10 15:27
Top Channel/ Kupi dorëhiqet nga kreu i burgjeve. Gogu pranon largimin pas shtatë muajsh
12/10 15:26
Top Channel/ Bardhi e Balliu dënohen 60 ditë. Etika pranon kërkesën e PS, dy deputetët përjashtohen
12/10 15:25
Top Channel/ Çmimet ulen dhe fiksohen 3 muaj. Ulje mesatare 20–22% për produktet e marrëveshjes
12/10 15:24
Top News – TIA dhe AKT forcojnë bashkëpunimin/ Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik
12/10 14:44
Top News – Aktivizohet ‘Pasqyra e çmimeve’. Platforma krahasuese për koston e 238 produkteve
12/10 14:33