Protesta e 70-të përpara Kryeministrisë ka përfunduar me marshim në rrugët e kryeqytetit. Por kjo protestë e 70-të u shoqërua me tensione, teksa gjatë fjalimeve një protestuese nisi të fliste për Gazën, por që më pas mikrofoni iu fik. Organizatorët e protestës, iu afruan për t’i kërkuar të mos vijojë me fjalimin, pasi aty janë për të folur për Qeverinë shqiptare. Në një moment, situate është tensionuar, pasi protestuesja vendosi të mos lirojë vendin ku mbahen fjalimet. Pas kësaj, ajo dëgjohet t’i thotë një personi që “mos më prek”, kjo pasi u tentua të largohej nga aty. Mikrofoni iu dha sërish, ku dhe protestuesja përmbylli fjalimin e saj e irrituar dhe nervozuar me tone të ashpra. Më pas protesta u mbyll me marshimin e përnatshëm, në rrugët e kryeqytetit.