Top News – ‘Më ngacmoi të dashurën’/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit
09/08/2026 11:08

Është zbardhur dëshmia e Kristjan Sterjos, autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sterjo, i cili u kap rreth gjashtë orë pas ngjarjes, ka dhënë versionin e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin dhe dinamikën e konfliktit që përfundoi në mënyrë tragjike. Sipas dëshmisë së tij, përplasja mes dy të rinjve nuk ishte e momentit, por lidhej me disa episode të mëparshme. Një prej shkaqeve që dyshohet se ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar. Megjithatë, hetuesit po marrin në konsideratë edhe konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve. Dyshohet se ata kishin pasur debate dhe përplasje të vazhdueshme për shkak të pretendimeve se kush konsiderohej “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Sterjo dhe Zuko ishin konfliktuar verbalisht edhe disa ditë përpara vrasjes. Të dy palët dyshohet se kishin pasur ngacmime dhe përplasje ndaj njëri-tjetrit, duke e përshkallëzuar gradualisht marrëdhënien konfliktuale Situata do të merrte një tjetër përmasë ditën e ngjarjes. Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, ai ka marrë armën dhe është vënë në ndjekje të 20-vjeçarit. Më pas, e ka qëlluar me një plumb pas shpine, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale. Pas ngjarjes, Sterjo është larguar nga vendi i krimit dhe ka qëndruar i fshehur në një zonë pranë varrezave të qytetit. Rreth gjashtë orë më vonë, ai është larguar nga ajo zonë dhe është afruar drejt banesës së tij. Pikërisht në këtë moment është pikasur nga forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes. Krahas dëshmisë së autorit të dyshuar, grupi hetimor po analizon edhe provat e mbledhura në vendngjarje, me qëllim përcaktimin e saktë të rrethanave dhe motivit që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko.

Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38