Top Channel/ Dita e gjashtë e betejës me flakët, Mallakastra vijon luftën me zjarret
09/08/2026 10:09

Dita e gjashtë e betejës me flakët në Mallakastër e gjen sërish situatën aktive. Zjarret vijojnë të djegin masive të tëra me pyje, ullishte e vreshta, ndërsa në disa momente flakët kanë rrezikuar edhe banesat. Prej gjashtë ditësh, forcat zjarrfikëse, strukturat bashkiake dhe forcat e tjera të angazhuara po punojnë në terren për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të izoluar vatrat aktive. Aktualisht raportohet prani e zjarrit në zonat e Panahorit, Greshicës, Drenies dhe Vloshit, ku flakët vijojnë të përfshijnë sipërfaqe me masive pyjore. Puna kryesore e forcave në terren është përqendruar në izolimin e vatrave dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara. Ndërkohë, në Koilaç, zjarri është izoluar. Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në zonë dhe po monitorojnë terrenin, me qëllim evidentimin dhe shuarjen në kohë të çdo vatre që mund të riaktivizohet. Edhe gjatë mëngjesit të sotëm, ndërhyrja vijon në Panahor dhe Vlosh. Krahasuar me orët e mëparshme, zjarri paraqitet me intensitet disi më të ulët, por situata mbetet ende problematike për shkak të sipërfaqeve të mëdha të përfshira nga flakët dhe terrenit të vështirë. Bilanci i këtyre gjashtë ditëve është i rëndë. Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte dhe vreshta janë përfshirë nga zjarri, ndërsa puna në terren vijon pa ndërprerje për të shmangur përhapjen e mëtejshme dhe për të mbrojtur banesat. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

Top Channel / Atentat me tritol në Gjirokastër, hidhet në erë makina, dy të plagosur
10/10 23:38
Top Channel / Protesta thirrje ambasadorit Wendt: Ndihmojeni Shqipërinë!
10/10 23:33
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, dy persona në spital, njëri në gjendje të rëndë
10/10 22:54
TopNews – Shpërthen makina në Gjirokastër. Ngjarja para komisariatit, dy të plagosur
10/10 22:50
Top News- Shpërthen makina në Gjirokastër para prokurorisë, çfarë ndodhi?
10/10 22:37
Top News – Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Plagosen dy drejtuesit e automjeteve
10/10 22:28
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, policia dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes
10/10 22:14
Top Channel/ “Rama fshihet pas kartonëve”, protestuesit: Ky sistem do ta shpopullojë Shqipërinë
10/10 21:43
Top Channel / Mesazhet… Senatorët e SHBA-së takime në SPAK dhe kampin opozitar, shmangin Berishën
10/10 19:32
Top News- 51-vjeçarja gjermane me pistoletë me mulli e drogë drejt Greqisë, kapet në Kakavijë
10/10 18:20
Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01