Top Channel/ Vrau 20-vjeçarin në Korçë, arrestohet pranë banesës autori i dyshuar i krimit
09/08/2026 09:50

Policia ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e 21-vjeçarit, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme në Korçë, duke konfirmuar arrestimin e autorit të dyshuar. Sipas Policisë, në pranga ka rënë 20-vjeçari K. S., banues në Korçë, i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov 21-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”. Konflikti mes disa personave dyshohet se u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen 21-vjeçarit. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi, ndërsa Policia nisi kërkimet për kapjen e tij. Pas disa orësh kërkime intensive, shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, lokalizuan dhe arrestuan 20-vjeçarin në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij. Njoftimi i Policisë: Identifikohet, kapet dhe arrestohet, pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë. Vrau me armë zjarri, kallashnikov, shtetasin J. Z., 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Korçë. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në ngjarje. Dje, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis disa shtetasve, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi J. Z., 21 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh kërkimesh intensive, të kryera nga shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 20-vjeçarit, në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij. Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Top Channel / Atentat me tritol në Gjirokastër, hidhet në erë makina, dy të plagosur
10/10 23:38
Top Channel / Protesta thirrje ambasadorit Wendt: Ndihmojeni Shqipërinë!
10/10 23:33
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, dy persona në spital, njëri në gjendje të rëndë
10/10 22:54
TopNews – Shpërthen makina në Gjirokastër. Ngjarja para komisariatit, dy të plagosur
10/10 22:50
Top News- Shpërthen makina në Gjirokastër para prokurorisë, çfarë ndodhi?
10/10 22:37
Top News – Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Plagosen dy drejtuesit e automjeteve
10/10 22:28
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, policia dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes
10/10 22:14
Top Channel/ “Rama fshihet pas kartonëve”, protestuesit: Ky sistem do ta shpopullojë Shqipërinë
10/10 21:43
Top Channel / Mesazhet… Senatorët e SHBA-së takime në SPAK dhe kampin opozitar, shmangin Berishën
10/10 19:32
Top News- 51-vjeçarja gjermane me pistoletë me mulli e drogë drejt Greqisë, kapet në Kakavijë
10/10 18:20
Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01