Top News – Kruja ‘nën pushtetin’ e flakëve të zjarrit. Toka të shkrumbuara, 200 efektivë në terren
09/08/2026 10:37

Pyje e toka u shkrumbuan në Krujë, ku pushtetin përgjatë orëve e mbrëmjes së 8 gushtit e morrën flakët masive të zjarrit, të cilat kërcënuan oborret e shtëpive të banorëve të zonës, magazinat dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Beteja më e vështirë me flakët e zjarrit ishte në zonën e Barabit–Lluban, ku përhapja u favorizua nga kushtet klimaterike, por edhe terreni i vështirë. Mes frikës dhe panikut të humbjes së investimit të një jete, banorët e zonës u evakuuan me urdhër të bashkisë së Krujës. Për realizimin e evakuimit u angazhuan mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura. Në operacionin për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Në terren dhe nga ajri u angazhuan 21 mjete zjarrfikëse; 3 helikopterë; droni Bayraktar; 2 dronë me kamera termike dhe autoambulanca. Një vatër zjarri u shfaq edhe në terrenin e vështirë malor, në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij. Nga flakët u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte. Ndërkohë po vijon puna për izolimin e zjarrit në Panahor dhe Vlosh, në Mallakastër. Gjatë orëve të mëngjesit, zjarri ishte me intensitet disi më të ulët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara vijuan ndërhyrjen për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38