Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pas dorëzimit të dokumenteve të nevojshme dhe ratifikimit të marrëveshjeve përkatëse me Bashkimin Europian. Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, pohoi se “përmes mbështetjes se saj, BE-ja synon të ndihmojë vendin në forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”.