Top Channel/ Momenti kur autobusi merr para makinat, kamera regjistron aksidentin në Tiranë
27/02/2023 19:20

Një kamerë e vendosur në një prej makinave që po qarkullonin gjatë momentit kur ndodhi aksidenti zinxhir këtë mesditë në Tiranë ka filmuar gjithë ngjarjen. Një makinë ka dalë para urbanit të linjës së Unazës, që më pas humbet kontrollin dhe përplas mjetet e tjera që janë të ndaluara në semafor. Autobusi, i cili po lëvizte nga ura e ish-hotel Dajtit drejt Urës së Shallvareve lëviz mes trafikut pa ndaluar në stacion duke goditur fillimisht një automjet në të majtë dhe më pas merr një mjet tjetër para duke vijuar më pas me përplasje në rresht. Nga ky aksident, 9 persona mbetën të lënduar ku 3 prej tyre udhëtonin me mjetin urban. Fatmirësisht, nga kjo përplasje e fuqishme shpëtuan pa lëndime personat që ndodheshin në stacion duke pritur urbanin. Zyrtarisht, policia nuk ka mundur të identifikojë përgjegjësin për këtë aksident, por dyshimet janë se shkak është shpejtësia. Një prej drejtuesve të mjetit, i cili u përfshi në aksident tregoi se shpejtësia e mjetit urban ishte tej normave të lejuara. Drejtuesi i autobusit, 62-vjeçari Agron Xhafa, i cili është një prej të lënduarve në aksident, pas analizave rezultoi se nuk kishte përdorur alkool por tha se vuante nga disa sëmundje dhe në momentin e aksidentit nuk është ndierë mirë. Grupi hetimor, i ngritur për rastin po koordinon provat e mara në vendngjarje dhe dëshmitë e protagonistëve për të nxjerrë shkakun zyrtar të aksidentit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06