Top Channel/ Merr zemër nga aleatët, Praga gati për konflikt i jep ultimatum Moskës!
22/04/2021 12:15

Republika e Çekisë i dha ultimatum Rusisë që të lejojë kthimin në punë të personelit të Ambasadës Çeke të dëbuar nga Moska. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jakub Kulhanek, paralajmëroi se në të kundërt, Praga mund të dëbojë më shumë diplomatë ruse."Nëse ata nuk mund të kthehen, unë do të shkurtoj numrin e stafit të Ambasadës ruse në Pragë kështu që do të korrespondonte me situatën aktuale në ambasadën çeke në Moskë", tha Kulhanek. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u kundërpërgjigj tha se Praga duhet t’i përdorë ultimatumet për komunikim brenda NATO-s."Në raport me Rusinë një ton i tillë është i papranueshëm", tha ajo.Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan pasi autoritetet çeke zbuluan se dy spiunë rusë - të akuzuar për një sulm me agjent nervor në Britani në vitin 2018 - mund të qëndrojnë pas shpërthimit vdekjeprurës në një depo armësh në Republikën Çeke në 2014. Akuzat e inteligjencës çeke i zhytën marrëdhëniet midis Pragës dhe Moskës në nivelin më të ulët që nga fundi i dominimit sovjetik në Europën Lindore, më 1989. Praga dëboi 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthim dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni, dëboi 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë. Pas ketyre këtyre zhvillimeve Qeveria e Çekisë tha se ka vendosur të eleminojë korporatën shtetërore ruse Rosatom nga një tender multi-miliardë dollarësh për të ndërtuar një njësi të re të një termocentrali bërthamor, e nuk do te bleje me vaksinen Sputnik.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43