Top Channel/ Malet “nën” flakë. Ndërhyhet nga ajri në Shëngjin. Kërkohet ndihmë në Gjirokastër
29/07/2024 22:57

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në vendin tonë duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh. Pushuesit e Shëngjinit këtë të hënë kanë pasur përballë tyre një pamje aspak të këndshme ndërsa pylli mbi mal ishte nën flakë. Prej tre ditësh zjarri në malin e Shëngjinit vijon pa ndërprerje dhe vetëm mesditën e së hënës është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Për të shuar flakët prej disa ditësh janë angazhuar forcat zjarrfikëse me përforcime dhe nga forcat e ushtrisë, por për shkak të terrenit te vështirë dhe erës, vatrat e zjarrit janë përhapur në të gjithë kurorën e malit duke bërë që të digjen pjesa më e madhe e pishave të mbetura. Ky zjarr dyshohet të ketë përparuar nga mali i Rrencit, i cili ra disa ditë më parë. Ndërkohë një situatë problematike paraqitet edhe në Gjirokastër. Paraditen e së hënës një zjarr përfshiu masivin e pishave në hyrje të liqenit të Viroit. Ky zjarr që dyshohet i qëllimshëm u përhap me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të thatë dhe pranisë së shkurreve favorizuar edhe nga era. Zjarrfikësit e Gjirokastrës janë ndarë në dy drejtime, ndërsa flakët kanë përparuar në Malin e Gjerë gjatë gjithë ditës në një gjatësi prej 8 kilometrash, si dhe në drejtim të fshatit Mashkullore ku rrezikohen dhe banesa. Zjarrfikësit kërkojnë ndërhyrje nga ajri dhe ndihmën e ushtrisë, pasi e kanë të pamundur të arrijnë disa prej zonave. Në raportimin ditor të emergjencave civile bëhet me dije se në 24 orët e fundit 30 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend. Ndërkohë 600 trupa janë në terren për të luftuar me flakët dhe 73 mjete zjarrfikëse.

Top Channel/ Vrasja e gjyqtarit, mbyllen hetimet. Prokuroria i komunikon zyrtarisht akuzën autorit
26/09 22:41
Top Channel/ “Populli s’të do”, protestuesit: Skandali i SHISH nuk është rozë, por rënia e shtetit
26/09 21:54
Top Channel/ Rama me batuta për burrat shqiptarë në New York: Në zemër dridhen nga frika
26/09 20:51
Top News – Flakë, tym e panik/ Digjet autobusi me turistë në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan
26/09 19:52
Top Channel/ Kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga shpërthimi në Greqi, nxirren dhe 3 të tjerët
26/09 19:39
Top Channel/ “Rama i pabesë”, protestuesit drejt Kryeministrisë: Rama burg, Berisha burg
26/09 19:36
Top Channel/ Prioritetet e Eric Wendt në Tiranë! Nga mbrojtja te krimi e korrupsioni
26/09 19:32
Top News – ‘Vlora Hyseni po u kthen reston tradhtarëve’/ Berisha: Zhvillimet do të jenë të bujshme
26/09 18:50
Top News – Destinacioni sekret/ Wizz Air sjell në Aeroportin e Rinasit 150 turistë surprizë
26/09 18:49
Top Channel/ Zjarr pranë tunelit të Krrabës, flakët përfshijnë dhe shkrumbojnë plotësisht një autobus –
26/09 18:48
Top News – Shkuan për të festuar muajin e mjaltit. Shqiptarët humbin jetën në tragjedinë në Athinë
26/09 18:44
Top News- I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari
26/09 18:20
Top Channel/ Zjarr në kuzhinën e hotelit në Gjirokastër, si u shmang një incident më i madh
26/09 16:54
Top News- Eric Wendt nis misionin diplomatik, kush janë prioritetet e të dërguarit të Trump
26/09 15:47
Top News- Nis misionin i dërguari i Trump, Eric Wend i dorëzon letrat kredenciale Begajt
26/09 15:44
Top News- Si ndodhi plagosja në Tiranë? Disa të përfshirë në sherrin banal, arrestohet një 20-vjeçar
26/09 15:43
Top Channel/ Berisha s’ka ftesë nga Wendt: Nuk jam në dijeni të ceremonisë
26/09 15:22
Top Channel/ Infermieria kryeson në Elbasan, programet dyvjeçare plotësojnë kuotat
26/09 15:21
Top Channel/ Rrezikohet dega e hotelerisë në Gjirokastër, regjistrime të pakta
26/09 15:20
Top Channel/ Vlora, verë edhe në shtator, turistët e huaj zgjasin sezonin
26/09 15:17