Top Channel/ “Lufta e Ftohtë” diplomatike, amerikanët lënë rusët pa viza!
28/06/2021 12:18

Me argumentin se kanë mungesë stafi, Konsullatat amerikane në Rusi njoftuan se nga 1 gushti do t’i pezullojnë operacionet e tyre. Arsyeja sic thone është fakti që Moska ka vendosur të kufizojë numrin e shtetasve të saj, që lejohen të punojnë në zyrat e misionit diplomatik. Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, deklaroi se konsullatat nuk do të jenë në gjendje t’i përpunojnë aplikimet për viza, për shkak të shkurtimeve të stafit, dhe shtoi se një gjë e tillë do t’i prekë qytetarët dhe bizneset, si në Rusi, ashtu edhe në SHBA. Rusia njoftoi në muajin prill dëbimin e dhjetë diplomatëve amerikanë dhe i ndaloi misioneve diplomatike të SHBA-së të punësojnë shtetas rusë dhe shtetas të vendeve të treta, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e SHBA-së dhe dëbimin e disa diplomatëve rusë nën akuzat se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA dhe se ka kryer disa sulme kibernetike atje. Por e gjithe kjo duket se po kthehet në boomerang për rusët vetë, pasi Ambasada amerikane atje tha se shkurtimet nënkuptojnë zvogëlim për 75 për qind të punonjesve konsullorë. Më shumë se 1,000 shtetas rusë kanë punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Rusi deri në vitin 2017, por numri ka rënë ndjeshëm si pasojë e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43