Top Channel/ “Kushtet” e Von Der Leyen për Kosovën: Ulni tensionet që të përfitoni fonde nga BE
15/10/2025 19:54

Në një vizitë të shkurtër, të mërkurën ka qëndruar në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Këtë të fundit nuk e takoi në zyrën e tij në objektin e qeverisë, por në hapësirat e ndërtesës së parlamentit. Në shkuarje von der Leyen la tre porosi për Kosovën. “Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, shkroi shefja e Komisionit Evropian. Presidenca e Kosovës njoftoi se janë diskutuar një mori çështjesh, duke nisur me zotimin që Kuvendi i Kosovës të miratojë pranin e rritjes tash pas konstituimit, heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja që rëndojnë mbi Kosovën, formimin e qeverisë e deri te zgjedhjet lokale. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se me von der Leyen diskutuan po ashtu edhe për zgjedhjet lokale. “Theksoi rendësinë për një tranzicion të rregullt të pushtetit në komunat ku do të ketë ndërrim të qeverisjes, në respektim të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe përkushtimin e qeverisë për të mbrojtur proceset demokratike nga çdo ndërhyrje e jashtme”, u tha në njoftimin e kryeministrisë. Tutje u tha se Kurti ka theksuar nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas Kosovës shkoi në vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39