Top Channel/ Kosovë, përfundon numëri i votave të rregullta: Vazhdon verifikimi i atyre me postë!
19/10/2025 13:01

Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, ndërsa për ditën e tretë me radhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar verifikimi i votave me postë. Komunat që e mbyllën të fundit procesin e numërimit dhe verifikimit të rezultateve ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi se aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në paraditen e sotme ishin numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale. Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Balotazhi është caktuar të mbahet në 9 nëntor. Rezultatet paraprake tregojnë se zgjedhja e kryetarëve është mbyllur që në raundin e parë në 21 komuna, ndërsa 17 të tjera shkojnë në balotazh. Në qytetet më të mëdha të Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë nuk kishte fitues kësaj radhe, por do të ketë një raund të dytë. Lista Serbe, e cila mori pjesë në këto zgjedhje me kandidatët e saj, ka fituar nëntë nga dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39