Top Channel/ Kosovë, numërimi drejt fundit, LVV fiton kryetarët, PDK këshillat komunalë
14/10/2025 19:46

Me 97% të kutive të votimit të procesuara në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë ka një pasqyrë mbi renditjen e partive nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në garën për kryetarë komunash, prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi 210 mijë vota, apo 27% të numrit të përgjithshëm. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me mbi 194 mijë vota ose 24%. Si parti e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, që në total deri më tani ka marrë mbi 180 mijë vota ose 22% e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me mbi 73 mijë vota ose 9 për qind të numrit të përgjithshëm. Sa u përket ulëseve në Kuvendet Komunale në të gjithë Kosovën, prin Partia Demokratike e Kosovës me 24% të votave ose me 208 vende të siguruara. Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 22% ose 199 ulëse. E treta është Lëvizja Vetëvendosje që siguroi 188 vende ose 21% të votave dhe AAK-ja siguroi 98 ulëse apo 10% të numrit të përgjithshëm. Në Kosovë, ndërkohë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale. Deri më tani janë numëruar 200 vendvotime. Krahas numërimit do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve preliminare për kryetarë komunash dhe partive për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të këtij procesi, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe personave me nevoja të vecanta.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39