Top Channel/ I përfshirë në skandalin e Onkologjikut, zbutet masa ndaj Edmond Gashit! Pasuria…
11/11/2024 21:37

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Onokologjikut. Masa “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi është zëvendësuar me garanci pasurore 20 milionë lekë, si edhe i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”. Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private. Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private. Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë. Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim. Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro. Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27