Top Channel/ Hetimet për Ahmetajn! Prokurori Braho jep dorëheqjen pas akuzave për fshehje provash
10/03/2023 19:16

Prokurori i posaçëm, Klodian Braho është dorëhequr nga hetimi i dosjes 277 fraksion 1, njëri prej akteve të ndara prej tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Dorëheqja është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që SPAK ka ndarë këtë të premte, ku thotë se tashmë hetimet për këtë dosje janë marrë në dorë nga vetë drejtuesi i strukturës, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonaj. Në të njëjtin njoftim, SPAK thotë se prokurori tjetër Eneid Nakuçi është bërë pjesë e dosjes pasi Klodian Braho e ka ndarë atë në katër akte dhe nuk ka kryer, sipas njoftimit, asnjëherë veprime hetimore për llogari të kësaj dosjeje. Si Braho, ashtu edhe Nakuçi janë kallëzuar se kanë fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn te inceneratori i Elbasanit. Provat e faturave që Klodian Zoto ka paguar ndër vite për pushimet e Arben Ahmetajt dhe mesazhi që tregon se Zoto është porositësi real i vilës ku SPAK ushtroi kontrolle mbrëmjen e së enjtes kanë qenë edhe në duart e dy prokurorëve Nakuçi e Braho, por urdhri për të ushtruar këto kontrolle u dha vetëm pasi dosja kaloi në duart e Dumanit dhe Millonajt. Braho dhe Nakuçi nuk vepruan për muaj me radhë, ata ndanë dosjen në katër akte, por në asnjërin prej tyre, jo vetëm që Ahmetaj nuk përmendej, por as Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, që ai drejtonte në kohën e dhënies së koncesionit. Nga dëshmitë e dhëna nga anëtarët e tjerë të komisionit që shqyrtoi koncesionin pikërisht kjo ministri del që ka pasur rolin qendror në përcaktimin e procedurës së koncesionit me negociim pa shpallje, që vetë dy prokurorët Braho e Nakuçi thonë në dosje se është e paligjshme.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06