Top Channel/ Gjermani, dyshime për plagjiarizëm- sondazhet fundosin “sfidanten” e Merkelit!
03/07/2021 12:43

Opinioni gjerman nuk e fal një politikan, besueshmëria e të cilit vihet në pikëpyetje, thotë DW. E duket se kjo po ndodh edhe me gruan që kishte të gjitha shanset të zinte vendin e Angela Merkelit në krye të qeverisë gjermane. Kandidatja e të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock përballet me akuzat për plagjiarizëm, cka bëri që partia e saj të bjerë menjëherë në sondazhe. Të Gjelbrit synojnë fitore në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, por pritshmëritë ndaj një personi që kandidon me synimin për të ripërtërirë Gjermaninë janë të mëdha, e ai supozohet të jetë një model që ta ndjekin pas të tjerët. Është bërë e zakonshme që në shumë vende, politikanë të cilët synojnë poste të larta shtetërore apo partiake, të publikojnë pak para zgjedhjes libra. Në to ata u ofrojnë mundësi zgjedhësve që të njohin edhe më nga afër pikëpamjet dhe tiparet personale të autorit. Por në librin "Tani. Si ta ripërtërijmë vendin tonë", të publikuar në 21 qershor, kandidates së Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock-ut dhe ekipit të saj i kanë shpëtuar disa pakujdesi dhe tani akuzohet për plagjiarizëm. Autorja apo ekipi i saj thuhet se kanë kopjuar ndër të tjera, fjali nga gazeta gjermane (Tagesanzeiger), nga një institucion (Bundeszentrale für Politische Bildung), nga një autor amerikan (Michael T. Klare) dhe nga një revistë (Spiegel) pa dhënë burimin. Libri me 240 faqe i Baerbockut përmban teza politike të Të Gjelbërve, të cilat Baerbocku i shoqëron me përjetime personale të saj.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43