Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi se misioni i BE-së është i gatshëm të asistojë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Wigemark njoftoi se për këtë cështje, pati dhe një takim me presidenten Vjosa Osmani. “Takim shumë i dobishëm me presidenten e Kosovës, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.