Top Channel/ “Ethet e Nilit” edhe në Kosovë, pacienti kaloi disa nga pushimet në Shëngjin
07/08/2024 21:32

Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar edhe në Kosovë të mërkurën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës. Një burrë 59-vjeçar nga komuna e Fushë Kosovës po mjekohet në Klinikën Infektive të QKUK-së prej 29 korrikut, për shkak të simptomave si, lodhja dhe temperatura e lartë. “Pacienti nga data 27 deri më 29 qershor ka qëndruar në Shëngjin në Shqipëri, ndërsa nga data 13 deri më 22 më 22 korrik ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, thuhet në njoftim. IKSHPK shtoi se situata epidemiologjike “është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar”. Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat dhe ndër simptomat e infektimit janë dhimbja e kokës, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme. Ekspertët sugjerojnë që disa prej mënyrave për t’u mbrojtur nga infektimi janë: veshja e rrobave me mëngë të gjata dhe ngjyra të hapura, që të mos dilet në ambiente të hapura gjatë periudhës kur mushkonjat janë më së shumti aktive – në muzg dhe në agim - si dhe të përdoren rrjeta nëpër ambiente të hapura të shtëpive.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39