Top Channel/ Dosjet e ish-policive sekrete, në Tiranë konferenca e Rrjetit Europian të Arkivave
04/10/2024 19:56

Për herë të parë mbahet në Tiranë Konferenca e Rrjetit Europian të Arkivave të Ish-Policive Sekrete, ku diskutohet mbi cështjet që lidhen me procesin e shqyrtimit të dosjeve e policisë sekrete. Qëllimi i këtij rrejti është shkëmbimi i eksperiencave në menaxhimin e dokumenteve të ish-policisë sekrete. “Përher e më shumë bindem që kjo punë që bëjmë ne është shumë e nevojshme për shoqërinë, është shumë e nevojshme të lidhemi me njëri tjetrin. Do doja që kjo lëvizje të shtohej. Do doja shumë që Kroacia, Maqedonia, Kosova të kishin të njëjtat lëvizje, të njëjta institucione. Besojë që aq perpjekje sa harxhohet për luftë, një fraksion të harxhohet për paqen dhe të drejtat e njeriut dhe për projekte reflektuese si këto tonat, bota do ishte më e mirë.” Mes diskutimeve mbi arkivat e ish-policive sekrete, mbajti fjalë dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri. “Është e rëndesishmë për mbarëshoqërinë që të shërohet dhe të kuptojë të shkuarën dhe mekanizmat e funksionimit të atij sistemi por dhe të krijojmë kulturën e kujtesës dhe përballjes me të shkuarën brenda shoqërive tona.” Nikolin Kurti është nipi i Dom Shtjefën Kurti, një klerik i krishterë i cili u ekzekutua në komunizëm. Ende sot e kësaj dite varri i tij nuk është gjetur. Permës autoritetit të dosjeve, ai ka mundur të hedhi dritë mbi atë cka ndodhur në të vërtet me xhaxhain e tij. “Pikërisht për raportet midis regjimit komunist dhe tij si person duhej një arshivë e Ministrisë së Brendshme. Me autoritetin e dosjeve të sigurimit të shtetit krijova një raport pune, bashkepunimi shumë të frytshëm dhe më dha rezultatet e veta. Aty ka gjëra të cilat me një arsyetim të hollë, të thjesht dhe inteligjent mund ta kuptosh saktë se cfarë ka ndodhur në atë kohë. Tematika e Konferencës së 16-të të Rrjetit Europian të Arkivave të Ish-Policive Sekrete, është “Vizion i përbashkët – asksione sinergjike” ku morën pjesë dhe përfaqësuesit e Autoriteteve Përgjegjëse nga Gjermania, Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Rumania dhe Hungaria.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06