Top Channel/ Dhunohet anëtari i LVV në Kosovë, Hysni Mehani sherr me kryetarin e komunës, Sami Lushtaku
14/05/2026 19:58

Mesditën e së enjtes në një lokal në qendër të Skënderajt janë përfshirë në një incident zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Hysni Mehani, kryetar i degës së Vetëvendosjes në këtë komunë tha se u sulmua nga kryetari Sami Lushtaku. "Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje", njoftoi Mehani. Pak minuta pas njoftimit nga zyrtari i Vetëvendosjes u përgjigj Lushtaku i cili tha se u etiketua si "Sami Serbia" nga pushteti i Albin Kurtit dhe qytetarët reaguan. "Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si "Sami Serbia" qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan", shkroi Lushtaku. Lëvizja Vetëvendosje dënoi sulmin, siç e quajtën ata banditesk e publikuan fotografi të Mehanit pas sulmit. E ish-deputetja e kësaj partie, Arjeta Fejza që ishte prezentë në momentin e incidentit, tha se sulmi ishte i paprovokuar. DEK Arjeta Fejza – ish-deputete, LVV Sot rreth mesditës unë bashkë me zëvendësministrin Mehani ishim duke pirë një kafe në një nga kafeteritë në qendër të Skënderajt edhe ishim duke diskutuar, domethënë fare të shpërqendruar në muhabetin tonë pa asnjë vëmendje rreth asaj se çka po ndodhte përreth edhe pa asnjë lloj komunikimi paraprak me zotëri Lushtakun. Ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë, siç keni pasur mundësinë me pa edhe dëmin, të cilin e ka në fytyrën e tij. Sulmin e ka dënuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili është edhe kryetar i Vetëvendosjes. DEK Albin Kurti – Kryeministër në detyrë i Kosovës Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaqë mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjmë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet Në mbrojtje të Sami Lushtakut dolën nga organizata e Veteranëve të Luftës që thanë se “Të quash një gjeneral të UÇK-së “njeri i Serbisë”, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese”. Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës është Lushtaku nuk ka reaguar për sulmin, por në mbrojtje të tij kanë dalë disa prej bashkëpartiakëve.

Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11