Një situatë jo e qëndrueshme paraqitet në qarkun e Durrësit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat vijojnë ende të jenë prezente që prej ditës së djeshme. Për shkak të shkarkimeve nga Liqeni i Bovillës, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në Murqinë të Krujës duke shkaktuar përmbytjen e shumë tokave bujqësore.