Në një kohë kur prej rreth dy javësh kryeqyteti është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku në shesh kanë zbritur edhe studentë e gjimnazistë, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka mbledhur në një takim ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Në fokus të diskutimeve me diplomatët evropianë ishin zhvillimet e fundit në vend, ku ministri Hoxha theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës, si themel të rrugës evropiane të Shqipërinë. Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi angazhimin e qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor.