Biznesmeni, Behgjet Pacolli u paraqit këtë të hënë në SPAK. Ai qëndroi për më shumë se 7 orë ndërsa mësohet se u pyet në kuadër të hetimeve për çështjen e Aeroportit të Vlorës. Pas daljes nga SPAK, Pacolli deklaroi për mediat se kishte bërë vetëm një denoncim penal lidhur me atë që ai i cilësoi si padrejtësi të kryera deri më tani në lidhje me projektin e aeroportit. “Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, ka thënë Pacolli pas daljes nga SPAK.