Top Channel/ Caroline dyshonte se i shoqi shpërndante drogë, i ati: Do t`ia kisha këputur kokën!
29/06/2021 14:16

Caroline Crouch kishte mbajtur një ditar të koduar, të cilin hetuesit po e kontrollojnë me shpresen se aty mund të gjejnë detaje qe të hedhin më shumë dritë mbi raportin e 20 vjecares se vrarë në Greqi me bashkëshortin e saj. Babai i vajzës, David i beson disa prej shkrimeve në mediat greke që pretendojnë se Babis Anagnostopulos mund të jetë marrë më trafik lëndësh narkotike, cka do të shpjegonte dhe stilin tejet luksoz të jetesës që nuk justifikohej me rrogën e tij. “ Carolina kishte parandjenja të forta; ajo e kuptonte menjëherë nëse dicka nuk ishte në rregull. Ndoshta e ka zbuluar që i shoqi merrej me drogë, ndaj e kërcënonte më divorc”, ka thënë David. Babai i hidhëruar i 20 vjecares, jeta e së cilës u pre në mes në mënyrë tragjike, ka shpërthyer ndaj dhëndrit duke thënë se do ta kishte vrarë në vend që në fillim po ta dinte se cfarë i kishte bërë ai së bijës. Policia e mori pilotin gjatë ceremonisë mortore të Caroline, dhe deri në ato momente, prindërit e saj nuk kishin as idenë më të vogël që ai ishte vrasësi. “ Kur e mësova këtë më vonë, i vetmi peng që më mbeti ishte që nuk e kuptova vetë më parë. Do t`ia kisha këputur kokën aty në atë moment, pavaresisht pasojave” – tha David, i cili rrëfeu dhe momentin kur i dhanë lajmin e kobshëm të vdekjes së të bijës. “Ishte sikur një dorë e akullt hyri në kraharorin tim e ma shkuli zemrën. Ajo ishte dita më e keqe e jetës sime”, u shpreh ai.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43