Këshilli Europian vijon sot samitin dyditor që nisi të enjten në Bruksel, ku në rend dite Ballkani Perëndimor figuron si pika e 13-të e diskutimeve. Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, në letrën e ftesës drejtuar liderëve të bllokut europian ka përmendur samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat, duke theksuar se procesi i zgjerimit po hyn në një fazë të re dhe më dinamike.