Taksat e padrejtë ndaj punës/ Taksat më të rënda, 23% e paguan shtresa e mesme
04/01/2021 15:11

Shtresa e mesme do të vazhdojë të paguajë më shumë tatim mbi të ardhurat edhe për vitin 2021. Sipas ekspertit fiskal Eduart Gjokutaj barra më e madhe duhet të bie mbi të pasurit dhe jo mbi shtresën e mesme që është edhe një ndër gjeneruesit kryesor të konsumit. Për të lehtësuar individët shton ai, duhet që taksimi progresiv të orientohet drejt kapitalit, diçka që do të sillte nga ana tjetër më shumë të ardhura edhe për buxhetin. “Është e vërtetë që individi apo ai që i përket asaj që quhet shtresa e mesme tatohet më shumë. Në fakt duhet të kishte një ndarje midis punës dhe kapitalit dhe buxheti këtë duhet të bënte. Sa do taksonte punën dhe sa do taksonte kapitalin përmes dividentit dhe insturmentave të tjera. Duhet të bëhet një mekanizëm i tillë që të taksohet pasuria, pasi pasuaria vajti vite de fakto pa taksuar pasi këta janë ata individë që kanë akumuluar më shumë kapital dhe mund të prodhojnë më shumë të ardhura për buxhetin pasi janë kapitale që nuk mund t’i shmangen kontrolleve fiskale”, u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal. Sipas Gjokutaj, aplikimi i taksës progresive ka sjellë rritje të infomalitetit pasi individët janë të prirur të fshehin të ardhurat e tyre për t’iu shmangur tatimit të lartë mbi pagat që në Shqipëri aplikohet në dy fasha: 13% dhe 23%. “Të gjitha veprimet që bëhen në mënyrë të tillë që rëndojnë një segment të caktuar taksapaguesish bën që ata të shmangin taksat duke deklaruar pagë më të ulët. Asnjëri nuk arrin dot të kursejë më shumë që t’ia hedhë konsumit pasi kjo është dhe shtresa ku piramida e konsumit në Shqipëri, pasi shtresa mbi këtë segment investon në kapitale apo kursen për shërbimet e veta dhe pjesa tjetër që është poshtë saj është e tillë që e hedh në konsum por është një shtresë më vulnerabël karshi problemeve të tjera sociale”, shton Gjokutaj.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06